Real Madrid fiton Chempions Ligën/ Hajdini: Jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë

Real Madrid fiton Chempions Ligën/ Hajdini: Jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë

Real Madrid mbetet nga ato skuadra që jo më kot konsiderohet mbretëreshë e këtij kompeticioni. Lidhur me këtë ndeshje në studion e lajmeve në MCN TV gazetari i sportit Edi Hajdini u shpreh se loja u dominua nga Liverpool, por në fund fitoren e mori Real Madrid.

Ndërsa sa i përket golit të anuluar të Benzema, Hajdini deklaroi se goli nuk ishte prekje e vullnetshme dhe se duhej anuluar.

Ndikuan shumë gjëra në fitoren e Realit, dhe është tregtues i asaj se jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë. Real Madrid vetëm pak shkoi në portën kundërshtare, ndërsa Liverpool dominoi lojën, por në fund fitoren e mori Reali. Ajo është një skuadër e cila duket se e ka pronë të vetin këtë kompeticion dhe jo më kot ka fituar 14 herë dhe kjo ka bërë që të krijohet edhe ajo ideja e një Reali të frikshëm. Sa i përket golit të anuluar të Benzema ka pasur shumë përballje, por ai gol nuk vendoste për ndeshjen sepse Real fitoi, por diskutimi ka pasur të bëjë me kthimin e topit dhe nga specialistët është marrë vendimi i duhur se ai gol duhej anuluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy