
Largimi i Pierre Emerick Aubameyang vijon të ndihet në ‘’ Emirates ‘’ dhe Arsenali po i lëviz me shpejtësi gurët për ta zëvëndësuar denjësisht gabonezin .
‘’ Topchinjtë ‘’ do të jenë pjesëmarrës në Uefa Europa League në sezonin e ardhshëm dhe do të tentojnë të rikuperojnë terrenin e humbur në Premier League .
Merkatoja konsiderohet një periudhë shumë e rëndësishme për superimin e barrierave të viteve të fundit dhe objektivi i rradhës i teknikut spanjoll është Raul de Tomas .
Londinezët do të masin forcat me Atletico Madridin të cilët do të humbasin edhe Alexandre Lacazetten në merkaton e verës.
27 vjeçari prej tre vitesh vijon të shkëlqejë me Espanyolin dhe sezonin e lënë pas e përfundoi me 17 gola në 30 sfida .
Drejtuesit e ‘’ The Gunnersave ‘’ janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për golashënuesin por bardhekaltërit vijojnë të respektojnë klauzolën për prishjen e kontratës , e vlerësuar 70 milionë euro.
Negociatat parashikohen tejet interesante por duke qenë se flitet për Arsenalin që do të marrë pjesë në Europë , Raul De Tomas mund ta vlerësoje ndërrimin e destinacionit por s’duhet menjanuar kundërshtimi i mundshëm i drejtuesve pasi është një aset i çmuar i spanjollëve.
Diferencat e këtyre ekipeve janë shumë të mëdha në çdo aspekt dhe me rëndësi për tu theksuar është se qëndrimi tek Espanyoli mund të vijojë ta distancojë ishi-n e Benficas me pjesëmarrjen në kompeticionet europiane , ndërsa tek Arsenali e ka pothuajse të sigurtë pavarësisht se në sezonet e fundit anglezët kanë hasur vështirësi në këtë aspekt .



