Boca Juniors, mundësi reale për Buffon

Boca Juniors, mundësi reale për Buffon

Prej kohësh është  deklaruar se Gianluigi Buffon  do të finalizojë aventurën 19 vjeçare me Juventusin dhe pistat që po analizon italiani janë shumë interesante . Se fundmi është futur në luftë  Boca Juniors që pretendon të bëjë një hap historik me transferimin e tij  në të famshmin ‘’ La Bombonera ‘’.  Ofertat për 43 vjeçarin nuk kanë munguar as nga Seria A dhe Major League Soccer  por duhet pritur përgjigjja e  ‘’ Gigit ‘’ në lidhje me skuadrat e interesuara .  Konkretisht ideja e ‘’ Los Xeneises ‘’ është vënia poshtë tre shtyllave e Gianluigi Buffon për shkak se do ti pasuronte argjentinasit pavarësisht se mosha e madhe mbi supe bën të vetën por eksperienca asnjëherë nuk të lë në baltë .  Të besuarit e Miguel Angel Russos kërkojnë me çdo kusht të triumfojnë përsëri në superligën e Argjentinës dhe në Kupën Santander Libertadores për të vënë diktatin në Amerikën e Jugut .  

Kontaktet e para kanë filluar nga Boca Juniors,  drejtuesit e të cilës i kanë ofruar 1 vit kontratë  portierit nga Toskana me opsionin e rinvomit edhe për një tjetër  dhe tashmë i ngelet në dorë ish kampionit të botës se çfarë rruge do të ndjekë . Duke qenë se flitet për një figurë shumë të famshme argjentinasit i kanë ofruar mirseardhjen ku do të gjente mbështetjen e pakufizuar të ish shokut të ekipit Carlos Tevez me të cilin ka kaluar një eksperiencë të mrekullueshme tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ . 

Eshtë pikërisht ‘’ El Apache ‘’ ai që është munduar t’ia mbushë mëndjen ishit të Parmës për të udhëtuar drejt Buenos Airesit dhe të jetë pjesë e një projekti ambicioz  të lideruar nga Miguel Angel Russo .   

Në rast se rikthehemi në retrospektivë ,  duke qenë se Gianluigi Buffon nuk e ka shijuar ngritjen e trofeut të Champions Leagues me Juventusin prej shumë sezonesh ,  kalimi tek Boca do ti jepte shansin  për të qenë afër sepse Copa Santander Libertadores është ekuivalente me kompeticionin më prestigjoz europian dhe nëse  ky objektiv do të arrihej  do të ishte mënyra më perfekte e varjes së këpucëve në gozhdë nga legjenda e kombëtares ‘’ Trikolor ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy