Inter Miami, pretendon Modriç

Inter Miami, pretendon Modriç

Dihet tashmë se Luka Modriç është në muajt e fundit të kontratës me Real Madridin.

Për kroatin para pak kohësh u interesuan disa ekipe në Arabinë Saudite por s’ka mbetur me kaq sepse edhe Inter Miami do të tentojë të përfitojë shërbimet e tij.

Amerikanët kanë formuar një ekip shumë cilësor, me figura si Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba dhe 38 vjeçari shikohet si një përforcim i mundshëm.

Përkushtimi i David Beckham po i jep pak e nga pak frytet, tek një Inter Miami, skuadër e cila pretendon të jetë protagoniste jo vetëm në Major League Soccer por edhe më gjerë.

Kontrata e ishi-t të Tottenham Hotspurit me ‘’ Galaktikët ‘’ skadon në 30 qershor dhe koha e mbetur e merkatos konsiderohet shumë e rëndësishme për të vendosur të ardhmen.

Në vitet e fundit, mesfushori nga Zadar është konsideruar një ndër më të mirët në botë, i cili ka fituar gjithçka me kryeqytetasit por me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ fatkeqësisht ka humbur dy finale, respektivisht kundër Francës në Botërorin e 2018-tës dhe Spanjës në Nations League vitin e kaluar .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy