
Aventura e dytë e Massimiliano Allegrit te Juventusi nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Bardhezinjtë në dy javët e para të kampionatit kanë marrë vetëm një pikë, atë në barazimin ndaj Udinese në javën e parë, teksa ditën e djeshme u mposhtën në shtëpi nga Empoli minimalisht.
Zhgënjimi te tifozët ka qenë i madh, por nuk janë vetëm ata që kanë pakënaqësi me skuadrën torineze. Kamerat kanë fiksuar një moment gjatë ndeshjes ditën e djeshme, ku trajneri Allegri po komunikonte më një prej veteranëve të Juventusit, Giorgio Chiellini.
Në një moment ky i fundit i zhgënjyer i thotë trajnerit: “Kjo nuk është skuadër”.



