Filipe Luis, kandidat për stolin e Atletico Madridit

Filipe Luis, kandidat për stolin e Atletico Madridit

  Edhe pse Diego Simeone vijon të jetë tejet i rëndësishëm në historinë e Atletico Madridit, parashikohet se eksperienca për të në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ një ditë do të përfundojë. 

Presidenti Enrique Cerezo në bashkpunim me bordin drejtues kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin e tij, edhe pse ky i fundit beson fuqimisht tek potenciali i ‘’ El Cholos ‘’. 

Filipe Luis i Flamengos është një emër që ka filluar të qarkullojë në zyrat e kryeqytetasve, ish lojtar në të shkuarën.

 40 vjeçari la gjurmë si mbrojtës i majtë dhe tashmë po bën një punë për tu duartrokitur tek brazilianët. 

E tashmja tek Flamengo e klasifikon si një ndër trainerët më cilësorë në këtë profesion dhe njohja me detaje e ‘’ Los Rojiblancos ‘’, mund të jetë një avantazh për të në të ardhmen. 

Identifikimi me klubin është sigurisht një komponent që duhet të merret në konsideratë dhe ndërkohë tek tifozeria e zjarrtë e tij ka filluar të ndihet entuziazmi. 

Duhet kujtuar se është eksperienca e parë e Filipe Luis si trainer me ish fituesit e Kupës Santander Libertadores, një ekip tejet i rëndësishëm në Brasileirao por edhe ndër më të rrezikshmit në Amerikën e Jugut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy