Sulmuesi shqiptar, Elbasan Rashani, ka qenë protagonisti kryesor në ndeshjen e sotme mes Lyon dhe Clermont në Ligue 1.
I futur nga stoli në minutën e 69-të, Rashani shënoi dy herë për Clermontin, dukë barazuar shifrat në 3-3. Kur fitorja e Lyon dukej e sigurt pasi kryesonte nga pjesa e parë 3-1, Rashani realizoi fillimisht në minutën e 80-të golin e dytë, ndërsa 11 minuta më vonë, vendosi baraspeshën, pas një asisti të marrë nga Gastien.
Sulmuesi i Kosovës i hoqi mundësinë Lyonit për të marrë fitoren e parë sezonale, ndërsa nga ana tjetër i dha një pikë të rëndësishme ekipit të tij, që e sheh veten në vendin e dytë me 7 pikë, pas 3 javëve kampionat.



