Manchester United refuzon largimin e Van de Beek

Manchester United refuzon largimin e Van de Beek

 Fillimi i mbarë i sezonit nga Donny Van de Beek ia ka ndryshuar mendjen drejtuesve të Manchester United të cilët nuk e kanë lejuar largimin e tij nga magjiku ‘’ Old Trafford ‘’ .

Dukej sikur e kaluara  zhgënjyese  ia kishte mbyllur shtigjet për vijimin në Manchester  por anglezët ruajnë një fije shprese se 24 vjeçari do ta hedhë pas krahëve  të kaluarën  .  

Këtë lajm e ka përforcuar agjenti i tij Guido  Albers duke  deklaruar se dëshira e  Donny Van de Beek është luftimi për një vend titullari tek 20 herë kampionët e Premier Leagues :

 “ Kontaktuam me disa klube nga Hollanda , Anglia dhe Italia por negociatat nuk rezultuan ashtu siç pritej . Pavarësisht këtij rezultati  Donny ka një  tjetër shans për të bindur në sezonin e ri  “  .

  Ky lajm vleresohet si shumë shpresëdhënës për talentin hollandez i cili është mbështetur nga drejtuesit për qëndrimin  në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’  aspekt që  domosdoshmërisht duhet të shoqërohet me aktivizimin konstant për të rikuperuar kohën e humbur dhe të adaptohet  në një ndër kampionatet me të bukur të futbollit si Premier League dhe  gjithashtu të kontribojë në Uefa Champions Leagues ,  turne nga i cili  traineri Ole Gunnar Solskajer nuk e ka shkëputur për asnjë moment vëmendjen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy