Eklent Kaçi, u shpall nënkampion bote në bilardo. Pasi kishte kaluar në finale, bilardisti shqiptar, u mposht aty nga amerikani Fedor Gorst.
Ishte një ndeshje e luftuar dhe emocionuese deri në fund, që u mbyll me humbjen e ngushtë të shqiptarit me rezultatin 15-14.

NJOFTIMI I KOKSH:
Eklent Kaçi Nënkampion Bote në World Championship 2024(disiplina 9 Gurë), i zhvilluar në Jeddah, në Arabi Saudite, në datat 3-8 Qershor 2024.
Bilardisti shqiptar(Kampion Bote i vitit 2023), u mposht në finale nga amerikani, Fedor Gorst, me rezultatin e ngushtë 15-14. Kjo finale, do të mbahet mend si finalja më emocionuese dhe më e luftuara në historinë e sportit të bilardos.
Kampionati Botëror 2024 ËPA me 9 Topa ishte një dëshmi e nivelit të lartë të konkurrencës dhe aftësisë sportive në Bilardo(profesioniste) dhe Eklent Kaçi na bëri përsëri krenarë, duke ngritur edhe njëherë flamurin shqiptar në arenën botërore.



