Karim Benzema, opsion për Rayados Monterrey

Karim Benzema, opsion për Rayados Monterrey

Largimi i Sergio Ramosit në Meksikë tek Rayados Monterrey sigurisht është pasuar me tratativat e drejtuesve për tu fuqizuar me të tjerë lojtarë të cilët lanë gjurmë në të shkuarën në Europë.

Qendërmbrojtësi ishte pjesë e Real Madridit, skuadër me të cilën fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në karrierë.

Tashmë, në një moment kulminant të saj andaluzi i ka bërë thirrje ish shokut të tij Karim Benzema për t’iu bashkuar Rayados Monterrey, lajm i bërë me dije nga gazetari Willie Gonzalez.

Drupal Ad

Do të jetë një objektiv shumë i vështirë për tu realizuar për arsye se golashënuesi përfiton një shifër tejet të konsiderueshme tek Al- Ittihad, skuadër me të cilën momentalisht numëron 16 gola në 18 sfida.

Megjithatë, duke qenë se liga e Arabisë Saudite është inferiore në krahasim me ato ku është aktivizuar 37 vjeçari adaptimi ka rezultuar paska i vështirë, pavarësisht se cilësitë e tij janë të padiskutueshme.

Ndërkohë, traineri Martin Demichelis po kërkon lojtarë më shumë eksperiencë për të qenë në lartësinë e duhur gjatë Botërorit të Klubeve.

Ish kampioni i Europës dhe i botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ tashmë e ka bërë hapin e parë por i mbetet në dorë Karim Benzemas për të zgjedhur se ku do ta vijojë karrierën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy