
Prej kohësh Real Madridi e ka filluar punën për të gjetur zëvëndësuesin e Toni Kross dhe Luka Modricit.
‘’ Galaktikët ‘’ po analizojnë disa elementë cilësorë por ai që më shumë i ka bërë përshtypje Carlo Ancelottit është Enzo Fernandez.
Argjentinasi i Benfikës pretendohet edhe nga Manchester City, Barcelona dhe Interi , ekipe nga të cilët duhet bërë kujdes pavarësisht se kryeqytetasit gjithmonë kanë surprizuar gjatë merkatove.
Ishi i River Plates numëron 22 sfida , 3 gola dhe 4 asiste me portugezët në sezonin aktual dhe vlera e kartonit arrin 100 milionë eurot .
Spanjollët e konsiderojnë alternativën B në rast dështimi për transferimin e Jude Bellingham në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , lojtar i cili nga shumë specialistë konsiderohet një ndër talentët e të ardhmes.
Interesi i ekipeve cilësorë thekson një sukses për 21 vjeçarin dhe në rastin konkret ‘’ Los Merengues ‘’ mund ta përballojnë pa problem këtë operacion pasi fuqia e Florentino Perezit është e jashtëzakonshme , president pa të cilin Real Madridi do ta kishte të vështirë të arrinte në këtë nivel.



