
Paraqitjet dinjitoze të Ismael Bennacer tek Milani sigurisht janë shoqëruar me bindjen e drejtuesve kuqezi për rinovimin me mesfushorin.
Emri i 24 vjeçarit është lidhur ngusht së fundmi me Real Madridin dhe prezenca e ‘’ Galaktikëve ‘’ në këtë histori e përshpejton rinovimin me nxënësin shembullor të Stefano Piolit.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘’ kuqezinjtë kanë menduar një rritje rroge deri në 3 milionë euro në sezon , e shoqëruar me qëndrimin e Ismael Bennacer deri në 2026-tën në ‘’ San Siro ‘’ .
Italianët po zhvillojnë ndeshje pozitive në Serinë A dhe Champions League dhe pjesë e këtij suksesi konsiderohet edhe kontributi i ishi-t të Empolit , një ndër lojtarët më të spikatur deri në këtë moment.
Largimi i Franck Kessies tek Barcelona nuk i la zgjidhje tjetër kampionëve në fuqi të Scudettos veçse të bëjnë maksimumin për të blinduar qëndrimin e nxënësve shembullorë të Stefano Piolit, falë të cilit Milani arriti një sukses historik me fitimin e kampionatit në sezonin e shkuar , skuadër që uli nga froni Interin duke i dhënë më tepër rëndësi për arsye të rivalitetit të përjetshem të tyre.



