Al-Nassr interes për Busquets

Al-Nassr interes për Busquets

   Me shumë mundësi e ardhmja e Sergio Busquets do të zgjidhet shumë shpejt. Në lojë ka hyrë Al- Nassr , drejtuesit e të cilës sipas ‘ Mundodeportivos ‘’ i kanë bërë një ofertë të konsiderueshme mesfushorit për të lënë Barcelonën.

Kontrata e spanjollit me ‘’ Los Cules ‘’ finalizon në 30 qershorin vijues  dhe sipas lajmeve të fundit dëshira e tij është largimi nga ‘’ Camp Nou ‘’ .

Interesi i ekipit nga Arabia Saudite duket se do ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve dhe do të ndikojë tek vendimi i Sergio Busquets , i cili fitoi gjithçka me Barcelonën dhe u konsiderua një ndër lojtarët më të mirë të historisë së katalanasve. 

33 vjeçari do ti japë lamtumirën skuadrës së zemrës pas fundit të sezonit aktual dhe pas 15 sezoneve me gjigandët e La Ligas dhe jo vetëm , gjatë të cilave është aktivizuar në 696 sfida dhe ka kontribuar me 18 gola dhe 42 asiste, sigurisht do të mbahet mend gjithmonë nga drejtuesit e ‘’ Blaugranëve ‘’ dhe tifozeria e zjarrtë e tyre.

Për të ashtuquajturin ‘’ Busi ‘’ transferimi i mundshëm tek Al – Nassr ndoshta nuk do të jetë vetëm një rrogë e lartë por edhe një privilegj sepse  do të bashkpunojë me pesë herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’ Cristiano Ronaldo, një ndër lojtarët më të mirë të viteve të fundit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy