
Pas nëntë viteve si pjesë e Real Madrid, Gareth Bale do të largohet këtë sezon, kur i përfundon edhe kontrata me kampionët e Spanjës.
Kjo u bë e ditur nga vetë agjenti i futbollistit, i cili deklaroi se Bale mund të rikthehet në kampionatin anglez, ku më parë ka qenë pjesë e Tottenham.
Gareth Bale do largohet nga Real Madrid. Ka mundësi të rikthehet në futbollin anglez, por e ardhmja e tij tani varet nga Uellsi dhe ndeshjet e tyre në ‘play off’ për Kupën e Botës.
Bale u transferua me shumë bujë nga Tottenham në verën e vitit 2013 për shifrën e 100 milion eurove, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i kohës.
Ky sezon ka qenë i dështuar, megjithatë 32- vjeçari arriti të shënojë më shumë se 100 gola gjatë 9 viteve të qëndrimit në Madrid.



