Formula 1, Vettel: Jemi të gjithë të motivuar, skuderisë ja shpërblej me titull

Formula 1, Vettel: Jemi të gjithë të motivuar, skuderisë ja shpërblej me titull

Pak ditë nga starti zyrtar i Formula 1, piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel flet me nota optimizmi përpara nisjes së Botërorit. Në intervistën dhënë për “Sport Bild”, gjermani 4 herë kampion bote nuk e ka fshehur motivimin e madh që ekziston brenda skuderisë italine, që kërkon me çdo kusht të sjellë në Maranello titullin e kampionit për pilotë, që mungon prej vitit 2007.

Te Ferrari jemi të gjithë të motivuar, madje edhe unë përpiqem të ushtroj presion te vetja ime. Gjëja më e rëndësishme është të mbetemi të bashkuar si skuadër dhe të kemi një objektiv të qartë. Pasioni i njerëzve brenda Ferrarit është i ndjeshëm dhe të gjithë po sakrifikojnë diçka personale për të arritur te suksesi i ekipit”, tha Vetel.

Vetel theksoi se tani po punojmë për t’u zhvilluar e për të gjetur çdo detaj që do ta përmirësonte edhe më shumë potencialin e makinës.

 “Besoj se SF71H është një bazë e mirë nga ku mund të nisemi të qetë. Tani po punojmë për t’u zhvilluar e për të gjetur çdo detaj që do ta përmirësonte edhe më shumë potencialin e makinës. Kam shumë besim te skuadra. Kemi bërë një punë të mirë deri më tani. Nuk kemi pasur asnjë problem me peshë te makina, kështu që thjesht jam argëtuar duke pilotuar", përfundoj Sebastian Vettel.

Botërori i Formula 1 starton pas dy javësh në pistën e Melbourne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy