Luis Kaçorri, është afrimi i radhës te Dinamo. Klubi kryeqytetas, ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit, i cili në sezonin e fundit luajti në Superiore me Bylisin, ku edhe spikati me paraqitjet e tij. Dinamo njofton arritjen e marrëveshjes me Bylisin për transferimin e sulmuesit, me këtë të fundit që do të vihet nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti. “Dinamo njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e Bylis për transferimin e sulmuesit Kaçorri në kryeqytet. 25-vjeçari e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, ndërsa tek Dinamo vjen pas një eksperience në superiore me ekipin ballshiot.”, shkruan Dinamo.



