
Stefano Sensi është larguar nga Interi. Mesfushori italian do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra tjetër e Serie A, Sampdoria.
Sensi ka kaluar te skuadra xhenoveze për 6 muaj në huazim dhe pas përfundimit të kampionatit do të rikthehet sërish te Interi.
Me vetëm nëntë ndeshje në Serie A dhe jo shumë i preferuar nga Inzaghi, lojtari 26 vjeçar preferoi minutat.
Kontrata e lojtarit është depozituar në federatën italiane, me klubet që pritet të dalin me njoftim zyrtar.



