
Shqipëria u mposht nga Polonia në Varshavë, në një ndeshje ku nuk munguan edhe tifozët kuqezi.
Në këtë transfertë, ishin prezentë edhe “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët mbështetën Kombëtaren shqiptare.
Megjithatë ky udhëtim nuk ka shkuar mirë, të paktën për katër prej tyre. Tifogrupi, nëpërmjet një postimi, bën të ditur se janë arrestuar në Poloni katër tifozë dhe kërkohet lirimi i tyre.
Postimi i TKZ:
Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin.
Mbi 420 anëtarë morën rrugën drejt Polonisë. Shumë kilometra për të përkrahur dashurinë tonë më të madhe, atë të nënës Shqipëri!
Pasioni ynë tejkalon çdo lodhje, sakrificë, ndërsa e kemi detyrim që të jemi në çdo vend ku është Shqipëria.
TKZ me anë të këtij postimi, kërkon ndërhyrjen e institucioneve tona për lirimin e katër anëtarëve tanë, të cilët janë arrestuar në ndeshjen Poloni – Shqipëri, duke qenë plotësisht të pafajshëm.



