Lista e Europianit, Dede: Koka i dhemb Silvinjos, lëreni trajnerin të bëjë punën e tij

Lista e Europianit, Dede: Koka i dhemb Silvinjos, lëreni trajnerin të bëjë punën e tij

Trajneri Nevil Dede, deklaroi se për listën e Europianit, i ka dhembur koka Silvinjos.

Referuar diskutimeve për listën, Dede tha në emisionin “Skaner” në MCN TV, se trajneri duhet lënë të bëjë punën e tij.

Drupal Ad

 

 

 

Nëse merremi me Silvinjon, nga ana profesionale, nuk i intereson se çfarë dëshire ka populli shqiptar apo Uzuni. Nuk mund të bëhemi servilë dhe të themi që Uzuni nuk i bën përshtypje për lojën që luan. Shqipëria nuk hyn sa herë në Europian. Si Uzuni dhe Cikalleshi, gjithmonë e kanë ëndërruar për të marrë pjesë atje dhe për t’i rënë njëherë topit.

Duhet të kemi parasysh një fakt. I gjithë populli për Kombëtaren është sensitiv. Të gjithë duam të kënaqemi. Duam edhe Uzunin dhe Cikalleshin, por ai që mban përgjegjësi dhe që i dhemb koka, është Silvinjo.

Se sa shpirt dhe sa konkret dhe sa shqiptar është Silvinjo, do të vendoset nga këta lojtarë që do të jenë atje. I gjithë diskutimi bëhet për 2-3 emra. Lëreni trajnerin të bëjë punën e tij. Politikat sportive janë të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy