Vinicius dhe Asensio drejt rinovimit

Vinicius dhe Asensio drejt rinovimit

 Rinovimi me Luka Modric i ka përshpejtuar aksionet e Real Madridit në funksion të përsëritjes  me të tjerë komponentë shumë të rëndësishëm për Carlo Ancelottin  .

Në skenë janë shfaqur  emrat e Vinicius Junior dhe Marco Asensios të cilët konsiderohen gurë të çmuar nga italiani i cili i ka kërkuar Florentino Perezit që të sigurojë sa më shpejt qëndrimin e tyre në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, aksion i parashikuar të finalizohet gjatë verës .

Kjo periudhë konceptohet si  momenti ideal për ‘’ Galaktikët ‘’ për të evituar çdo lloj gabimi në lidhje me organikën sepse  sipas ‘ As ‘ ish-i i Milanit është koshient për vështirësitë e të ardhmes .

Vinicius Junior dhe Marco Asensio kanë fituar me shumë sakrifica një rol shumë të rëndësishëm në 11-shen e 62 vjeçarit dhe sigurisht presidenti i ‘’ Los Merengues ‘’ është vënë gjithmonë në dispozicion për ti plotësuar çdo kërkesë sepse beson plotësisht tek aftësitë e gjigandit të trainingut .

Rikthimi tek suksesi ka nevojë për një projekt ambicioz që vijon të mbështetet fuqimisht tek merkatoja dhe qëndrimi i peshave të rënda në kryeqytetin spanjoll , pa të cilat për Real Madridin do të shtohej vështirësia për arritjen e objektivave.

Ecuria e Marco Asensios për fatin e mirë të madrilenëve ka dhënë rezultatet e pritura nga numri një i pankinës , ndërsa ishi i Flamengos vijon të konsiderohet ndër lojtarët më të spikatur , të cilët kanë një qëllim të përbashkët i cili lidhet me sukseset e mëtejshme .

Real Madridi shquhet si një skuadër ku mbizotëron  një rivalitet i ashpër dhe çdo komponent në përbërje duhet të shtrëngojë dhëmbët për të dhënë maksimumin ose përndryshe nuk mund të vijojë gjatë tek një ndër më të vlerësuarat e botës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy