Gleison Bremer, me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën te skuadra e Juventusit. Ndonëse mbrojtësi dukej pranë Interit, e ardhmja e tij ka marrë një drejtim tjetër.
Sipas raportimeve nga Italia, thuhet se Juventusi ka arritur marrëveshjen me Torinon, për blerjen e futbollistit për 47 milionë euro.
Bardhezinjtë kanë gati një kontratë 5-vjeçare me 5 milionë euro në sezon dhe tashmë pritet vetëm përgjigjja e Bremer. Ky i fundit do të zëvendësojë De Ligt te “Zonja e Vjetër” me holandezin, që u transferua te Bayern Munich.



