Giorgio Chiellini u largua nga Juventusi në fund të sezonit, pas plot 18 viteve si pjesë e bardhezinjve.
Mbrojtësi italian nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur skuadrën e re, për të luajtur në vitet e fundit të karrierës. Ditën e sotme 37-vjeçari është zyrtarizuar te skuadra e Los Angeles FC në Major League Soccer në SHBA.
Futbollisti është prezantuar ditën e sotme dhe do të nisë menjëherë stërvitjen me skuadrën e re. Pak ditë më parë, Chiellini njoftoi edhe tërheqjen nga kombëtarja italiane.



