
Pritet që në këtë merkato verore , Manchester United të jetë një ndër protagonistët e saj . ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ prej sezonesh tashmë janë distancuar nga suksesi dhe objektivi i drejtuesve është formimi i një ekipi kompetitiv për vijimësinë. Erik Ten Hag është përqëndruar në repartin defensiv, konkretisht në krahun e majtë dhe tanimë e ka bërë zgjedhjen e tij. Theo Hernandez preferohet nga hollandezi dhe drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ po mendojnë të ofrojnë një shifër e cila i kalon 60 milionë eurot për francezin. Në sezonet e fundit , 20 herë kampionët e Premier Leagues kanë hasur vështirësi në këtë pozicion dhe pavarësisht transferimit të Tyrell Malacias në ‘’ Old Trafford ‘’ në verën e kaluar, numri një i stolit mendon se ende skuadra e tij duhet të përforcohet . Ja vlen për tu përmendur se së fundmi 25 vjeçari rinovoi kontratën me Milanin deri në 30 qershorin e 2027-tës , fakt që sigurisht e ndërlikon arritjen e objektivit , shtuar edhe rëndësinë në skemat e Stefano Piolit.



