
E ardhmja e Ansu Fatit tanimë është sqaruar.
Sulmuesi do të bëjë gati valixhet dhe do të largohet në fundin e sezonit.
Huazimi tek Brightoni duket se nuk i ka shërbyer, fakt të cilin e ka reflektuar me paraqitjet e vakëta nën urdhërat e trainerit Hansi Flick.
Agjenti Jorge Mendes ka filuar ti lëvizë gurët për ti garantuar një të ardhme golashënuesit dhe sipas ‘ Sport ‘ flitet se mund të transferohet në në Arabi, Katar ose Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pavarësisht se në këto shtete aspekti cilësor as që ka të krahasuar me ligat në Europë, në atë ekonomik sigurisht vijon të bëjë diferencën.
Referuar Barcelonës mund të thuhet se shitja e lojtarit nga Guinea- Bisau do të ishte zgjidhja e duhur për ti ardhur në ndihmë aspektit ekonomik, i cili vijon të lërë për të dëshiruar.

Në verën e kaluar Sevilla dhe Girona treguan interes për Ansu Fatin por fatkeqësisht nuk i kanë përmbushur kërkesat e Joan Laportas.
Opsionet momentalisht për nxënësin e Hansi Flickut janë destinacionet e sipërpërmendura dhe nuk anashkalohet futja e ndonjë tjetër pretendenti në garë deri në fundin e sezonit.
8 ndeshje në aktualin, të shoqëruara pa asnjë asist dhe asnjë gol rikonfirmojnë se diçka nuk shkon me këtë lojtar, vlerat e të cilit gjithsesi s’mund të vihen në dyshim.



