
Isco Alarcon është një ndër të shumtit lojtarë që do ta finalizojë eksperiencën në '' Santiago Bernabeu '' shumë shpejt.
Mesfushori e mbylli etapën me '' Los Blancos '' me fitimin e Champions League dhe duke filluar nga 30 qershori do të kërkojë një destinacion të ri për vijimin e karrierës.
Spanjolli prej shumë kohësh e ka humbur shkëlqimin në fushë pavarësisht se '' Galaktikët ''kanë bërë përpara në lidhje me fitimin e tituvje të rëndësishëm .
Humbja e protagonizmit tek një ekip i mbushur me yje i ka shërbyer për të reflektuar dhe të analizojë me qetësi ofertat , të cilat faktikisht asnjëherë s'kanë munguar .
Në të kaluarën emri i tij u lidh ngusht me Milanin por ishi i Malagas vendosi të qëndrojë tek kryeqytetasit por tanimë gjërat kanë ndryshuar dhe Premier League duket si destinacioni më i mundshëm për të vijuar karrierën .
Newcastle United kërkon të godasë sërish në merkato me blerje të bujshme , ide që po ndiqet me përpikmëri dhe deri më tani ika dhënë rezultatet.
Faza e dytë e '' Las Urracas '' rezultoi shumë pozitive dhe anglezët do të kërkojnë të përfitojnë në lidhje Isco Alarcon , me parametër zero .
Objektivi i pronarit Mohamed Bin Salmanqë në krye të herës ishte pozicionimi i Newcaslte-s ndër ekipet më të mira të botës, fillimisht me fitimin e Premier Leagues dhe më pas zgjerimin e protagonizmit edhe në Champions League, turne të cilin nuk e shijojnë prej shumë vitesh.
30 vjeçari është në një moment kyç të karrierës dhe duhet sa më shpejtë të vendosë për destinacionin e rradhës për të ndryshuar karrierën, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomiki cili sigurisht nuk do ti mungonte tek britanikët.



