
Pas refuzimit të drejtuesve të Tottenhamit për Harry Kanen, ato të Bayern Munchen e kanë rikthyer vëmëndjen tek Dusan Vlahovic. Serbi ka rezultuar një dështim tek Juventusi në sezonin e kaluar duke mos i përmbushur pritshmëritë dhe gjigandët e Bavarisë janë të bindur se ishi i Fiorentinës është i duhuri për metrat e fundit. Traineri Thomas Tuchel do të tentojë përsëri dominimin me gjermanët , fokusi i të cilit është fitimi i Champions Leagues, kompeticion të cilin e fitoi me Chelsean në të kaluarën . Të zëvëndësosh Robert Lewandowskin nuk është një detyrë e lehtë pasi la gjurmë tek rekordmenët e Bundesligës në të kaluarën , për të cilët është e domosdoshme mbërritja e një sulmuesi cilësor në të famshmin ‘’ Allianz Arena ‘’. Duhet kujtuar se me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ 23 vjeçari arriti të shënojë 14 gola në 42 sfida , statistika jo të mjaftueshme për një skuadër si torinezët , të cilët aspirojnë fitimin e trofeve në çdo sezon.



