Manchester United dhe Everton duel  për Trippier

Manchester United dhe Everton duel për Trippier

 Koha e ka treguar se kalimi i Kieran Trippier tek Atletico Madridi i ka dhënë të drejtë drejtuesve të "Los Colchoneros" sepse ka ditur të kuptojë ideologjinë e Diego Simeones. Situata e anglezit në veçanti dhe e Atletico Madridit në përgjithësi ka impresionuar Manchester United dhe Evertonin, të cilat duan ta rikthejnë në Premier League. 30-vjeçari e ka rritur nivelin në krahasim me vitet e kaluara tek Tottenham Hotspuri dhe me këto dy kandidatë e ardhmja e tij bëhet më impresionuese. Sipas "The Athletic", të ashtuquajturit "Los Toffes" prej kohësh luftojnë për Kieran Trippier sepse mund t'i ofrojë garanci Carlo Ancelottit, ndërsa "Djajtë e Kuq" duan të konsolidojnë krahun e djathtë të mbrojtjes sepse disponojnë vetëm prezencën e Aaron Wan -Bisaka. 

E vetmja diferencë në këtë histori është se 20 herë kampionët e Anglisë nuk mund t'i garantojnë faktin e të qënit titullar, ndërsa në "Goodison Park", gjërat funksionojnë ndryshe. Emri i lojtarit nga Bury nuk ka tingëlluar vetëm në ekipet e lartpërmendura sepse edhe Parisi ka shprehur interes në disa raste sepse e  vlerëson si zëvëndësuesin ideal të Alessandro Florenzit. Ndërsa në lidhje me "Los Colchoneros", Diego Simeone ka deklaruar se kërkon qëndrimin e tij në "Wanda Metropolitano" dhe një aspekt që do ta vështirësojë interesin e Manchester United dhe Evertonit është kontrata me Atleticon që merr fund në 30 qershor të 2023-shit. 

Traineri argjentinas është një fanatik absolut i ruajtjes së organikës sepse në sezonin aktual është një hap larg mposhtjes së dominimit të Real Madridit dhe Barcelonës për disa vite rrjesht në La Liga, situatë që e ndërlikon largimin e protagonistëve. Kieran Trippier është aktivizuar në 34 ndeshje duke treguar se mbetet një element që duhet patur në konsideratë edhe në të ardhmen për mosprishjen e harmonisë së grupit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy