Chelsea interes për Benjamin Sesko

Chelsea interes për Benjamin Sesko

Edhe pse është në pronësi të Leipzigut , sulmuesi Benjamin Sesko po vijon shkëlqimin tek Salzburgu.

Austriakët do të mbahen mend gjatë pasi gëzuan paraqitjet e Erling Haaland në të kaluarën, i cili konsiderohet i papërballueshëm aktualisht .

Për 18 vjeçarin tashmë dyert e ‘’ Stamford Bridges ‘’ janë hapur pasi Chelsea synon të rikthehet sa më shpejt tek sukseset, sidomos pas një eksperience të vështirë me Thomas Tuchelin, vendin e të cilit e zuri Graham Potter .

Për gjermanët shitja e sllovenit mund te mbushë konsiderueshëm arkat  dhe peticioni i tyre parashikohet të arrijë 50 milionë eurot.

 4 gola dhe 2 asiste në 11 sfida sigurisht janë një statistikë që nuk është anashkaluar  nga ‘’ Blutë e Londres ‘’ sepse flet për një lojtar shumë premtues, të cilët mund t’ia rrëmbejnë Leipzigut në merkaton vijuese.

Kriza e londinezëve besohet se është momentale sepse e kanë treguar edhe në të kaluarën potencialin në situata të vështira .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy