
Pas finales së madhe të Conference League, aktivitetet sportive në Tiranë vijojnë të dielën me “Tiranathlon”, një garë e jashtëzakonshme që përfshirë tri disiplina: not, pedalim dhe vrap.
Gara do të zhvillohet në liqenin e Farkës dhe është një organizim i bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Tiranë, bëri të ditur kryetari Erion Veliaj.
Tiranathlon është një edicion i certifikuar për të treja kategoritë, do të jetë një garë profesioniste dhe na duhet që qytetin ta vendosim për pak orë në dispozicion të atyre që marrin pjesë.
Gara e notit do të zhvillohet në Parkun e Farkës, po ashtu edhe dhjetë kilometrat e vrapit do të zhvillohen pa dalë nga parku, kurse gara prej 40 km në çiklizëm do të zhvillohet në një pjesë të qytetit, prandaj na duhet pak ndihmë nga Policia e Shtetit, Policia Rrugorë, Policia Bashkiake dhe grupet tona të logjistikës.
Garuesit do të dalin nga Farka, në drejtim të Shkozës, do të përdoret i gjithë itinerari i Lanës, deri te Pallati me Shigjeta, për t’u kthyer sërish në park. Pra, nuk do të kemi kufizim masiv të qytetit, por vetëm në këtë pjesë dhe me interval të shkurtra kohore, teksa grupi i çiklistëve u afrohet kryqëzimeve në caktuara.
Ai tha se hapja e kryqëzimeve do të kryhet gradualisht, që qyteti të mos e ndjejë në qarkullim, ndërsa qendra do të jetë Ditë pa Makina për t’u shijuar nga fëmijët dhe qytetarët.
Veliaj shtoi se për Triathlonën në Tiranë do të vijnë 15 delegacione, si nga Greqia ose SHBA, por edhe atletë nga Ukraina, si dhe pritet që në garë të marrin pjesë 500 atletë.
Ditën e diel, gjatë zhvillimit të Triathlonës, qyteti do të kufizohet përkohësisht vetëm gjatë garës së çiklistëve dhe vetëm në atë segment.



