Ballkani nuk ka stadium për ndeshjen në Champions League, reagon klubi: E turpshme, nuk e dimë ku do luajmë

Ballkani nuk ka stadium për ndeshjen në Champions League, reagon klubi: E turpshme, nuk e dimë ku do luajmë

Ballkani po përballet me një situatë aspak të këndshme, para ndeshjes me skuadrën e Ludogorets, në turin e parë në Champions League. Kampionët e Kosovës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruajnë se ende nuk e dinë se në cilin stadium do të luajnë. Situatën e krijuar, klubi i Ballkanit e quan të turpshme dhe presin që gjithçka të zgjidhet shpejt. POSTIMI I KLUBIT: “Every ëonder lasts three days” (Çdo çudi zgjat 3 ditë) Kjo proverb hungareze e përhapur në gjithë botën, duket se vetëm në Kosovë nuk përshtatet, ngaqë këtu çudirat e shkelin njëra-tjetrën vazhdimisht, e zgjasin pafund. Një shtet me aspirata sportive për ta zënë Evropën, vazhdon ta çuditë krejt kontinentin, duke mos qenë gati as me kushtet minimale. 4 ditë kanë mbetur deri te data e zhvillimit të ndeshjes më të madhe shtetërore për klube, në nivelin më të lartë të mundshëm, siç është Liga e Kampionëve, e ne ende e kemi të turbullt se ku do të luhet ai duel kualifikues. Në vend se krejt përqendrimi e vëmendja e futbollistëve dhe stafit të skuadrës tonë, të jetë e fokusuar në futboll, ne përballemi me ngarkesë psikologjike se çfarë po ndodh me fatin e takimit, të datës 11 Korrik. Shtetin që e duam dhe mundohemi për ta prezantuar në mënyrën më të mirë, të huajt me vetëm një kërkim në google, na e kthejnë në përqeshje. Si të arsyetohet kjo? Ne si klub, kemi arritur të shkruajmë histori ndërkombëtare, duke u futur në mesin e skuadrave që luajnë në nivele të larta evropiane, kurse sot pa kaluar një vit i plotë, ne të njëjtit me të cilët u krenuan të gjithë, nuk kemi informacion se ku do ta zhvillojmë ndeshjen eliminatore të UEFA Champions League, ose mbase një pyetje tjetër, a do ta zhvillojmë fare? Kosova ka nevojë për infrastrukturë, lojtarët tanë kanë nevojë për qetësi para këtyre dueleve të mëdha, jo stres e turp karshi homologëve të tyre nëpër skuadra evropiane. Po, është e turpshme kjo që po ndodh, për çdo keqardhje!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy