Paulo Dybala, vendos të ardhmen

Paulo Dybala, vendos të ardhmen

E ardhmja e Paulo Dybalas është vendosur tashmë. Pas ofertave tunduese nga ekipet e Arabisë Saudite, argjentinasi do të vijojë rrugëtimin me Romën.

75 milionë euro për tre vite ka refuzuar golashënuesi, ofertë e mbërritur nga drejtuesit e Al- Qadisiah.

30 vjeçari e ka rinovuar kontraten me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ deri në 2025-sën, ekip me të cilin ka zhvilluar dy sezone të një niveli për tu duartrokitur.

Të ndërgjegjshëm për rëndësinë në 11-shen e formuar nga Daniele de Rossi, presidenca ia ka dyfishuar rrogën, e cila arrin 7.5 milionë eurot.

Ishi i Juventusit i ka dhënë prioritet vijimësisë në një ndër kampionatet më të rëndësishëm të Europës siç është Seria A, i cili ka riafirmuar ndjesinë për kryeqytetasit.

78 sfida, 38 gola dhe 18 asiste janë statistikat e të ashtuquajturit ‘’ La Joya ‘’, një vlerë e shtuar për çdo skuadër në metrat e fundit, gjithashtu edhe për kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy