
Ditët e fundit kanë rezultuar shumë të vrullshme mbi të ardhmen e Robert Lewandowskit.
Pas Chelseat dhe Real Madridit , Atletico i ‘’ Cholo ‘’ Simeones vendosi të provojë për transferimin e bomberit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ por si duket nuk janë të vetmit që do ti bëjnë presion ‘’ Bluve të Londrës ‘’ dhe ‘’ Galaktikëve ‘’.
Sipas ‘ Daily Star ‘ , Arsenali ka menduar ti ofrojë të ardhmen në ‘ Emirates ‘ pasi Mikel Arteta e di se ‘ Topchinjtë ‘ do të hasin vështirësi sidomos pas largimit të Aubameyang tek Barcelona .
Gabonezit me siguri do ti bashkohet edhe Alexandre Lacazette për të cilin flitet se mund të përfundojë duke luajtur tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ose të rikthehet tek Lyoni , aty ku filloi rrugëtimin drejt famës.
Në këto kushte, ‘’ The Gunners ‘’ ndihen në presion dhe duhet patjetër të ndryshojnë funksionimin e ofensivës , pikërisht tani kur duhet të shkelin gazin dhe të afrohen me Champions Leaguen .
Sulmuesi nga Varshava është një armë shumë e fuqishme e Bayern Munchen dhe gjithashtu rekordmen i pashoqë i cili me kalimin e kohës ka fituar terren për një të ardhme larg ‘’ Allianz Arenas ‘’.
Fakti që besfason më së shumti në lidhje me bomberin polak është se 34 vitet mbi supe nuk e kanë penguar por përkundrazi e kanë përmirësuar dhe me 39 gola në 33 ndeshjet e sezonit aktual konsiderohet gjithashtu si favorit për fitimin e ‘’ Këpucës së Artë ‘’ .
Duke iu referuar kësaj historie , Bayern Munchen ka bërë një gabim i cili mund ti kushtojë shtrenjtë pasi drejtuesit para pak kohësh morën iniciativën për t’ia rinovuar kontratën e shoqëruar me një përfitim më inferior në krahasim me kërkesat e tij dhe ky fakt ka krijuar një lloj tensioni duke i dhënë dukshëm përparësi lamtumirës së ishi-t të Borussia Dortmundit nga Bavaria .



