
Ofensiva e Barcelonës për Joshua Kimmich e ka marrë menjëherë përgjigjen nga drejtuesit e Bayern Munchenit, të cilët po ndjekin me kujdes Andreas Christensen dhe Ousmane Dembelen.
Kontrata e gjermanit skadon në 30 qershorin e 2025-sës dhe bavarezët nuk mendojnë t’ia hapin derën e largimit , pavarësisht se flitet për 60 milionë euro por nëse danezi dhe francezi do të përfshihen , atëherë historia mund të rezultojë ndryshe.
Dihet botërisht se në aspektin ekonomik spanjollët janë në një situatë kritike por sigurisht merkatoja e verës konsiderohet tejet e rëndësishme , për të vijuar në shinat e suksesit edhe në të ardhmen .
Për ‘’ Blaugranet ‘’ ky objektiv është kryefjala e çdo sezoni dhe gjatë kësaj periudhe do të tentohet me çdo mënyrë për të përforcuar repartet ku të besuarit e Xavi Hernandezit kanë çeduar në sezonin aktual.
Gjithsesi ecuria e tyre konsiderohet një sukses për arsye se kanë vënë diktatin në La Liga dhe gjithashtu kanë mundur të fitojnë Superkupën e Spanjës , e cila mund të konsiderohet një sukses i dyfishtë për arsye se mundën Real Madridin.



