Silvinjo: Miqësoret, të rëndësishme për listën e Europianit. Do i vëzhgojmë të gjithë

Silvinjo: Miqësoret, të rëndësishme për listën e Europianit. Do i vëzhgojmë të gjithë

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për listën e bërë publike, për dy ndeshjet e muajit mars, ndaj Kilit dhe Suedisë.

Silvinjo, tregoi arsyet e lënies jashtë liste, të dy sulmuesve, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku.

Sa i përket zgjedhjeve në sulm, është e vërtetë që ka shumë ‘dhimbje koke’, por që është shumë normale dhe që është e pranueshme për mua. Këtë herë nuk do të jenë me ne Daku, Muja dhe Gjasula. Janë lojtarë shumë të rëndësishëm, të cilët i kemi në konsideratë dhe janë në planet tona. Por ne duhet të provojmë sa më shumë lojtarë në këtë moment. Dakun, Mujën dhe Gjasulën i vlerësojmë, por ne nuk mund të marrim dot 30 lojtarë me vete në këto dy ndeshje, pasi duhet t’i japim mundësinë edhe lojtarëve të tjerë, t’i vëzhgojmë nga afër se çfarë kanë mundësi të bëjnë. Kemi Manaj, i cili vjen për herë të parë me mua në Kombëtare, Brojën, i cili vjen për herë të dytë me mua në Kombëtare. Herën e parë nuk kemi pasur mundësi ta provojmë sepse ai u detyrua të largohej i dëmtuar. Kemi marrë dhe Arbër Hoxhën, i cili është një lojtar shumë interesant. Kemi tre muaj që e vëzhgojmë nga afër, është një lojtar që luan në krahun e majtë, por këmbën e preferuar ka të djathtën. Kur të vijë këtu, do ta shohim nëse ai mund të luajë edhe në pozicione të tjera. Do t’i vëzhgojmë të gjithë.

 

Silvinjo, foli edhe për dy kundërshtarët në miqësore, të cilët i vlerësoi maksimalisht dhe shtoi se ekipi duhet t’i marrë seriozisht këto dy ndeshje.

Jam i kënaqur me ekuilibrin e skuadrës, qoftë në fazën ofensive, por edhe në atë difensive. Shqipëria ka mbyllur kualifikueset duke pasur një nga mbrojtjet më të mira të turneut. Mbrojtja nuk është thjesht reparti mbrojtës, por është e gjithë skuadra dhe jam i lumtur për ekuilibrin që kanë pasur lojtarët, sepse edhe mesfusha ka mbrojtur, edhe sulmi ka ndihmuar dhe sakrifikuar shumë për të mbrojtur. Dua të specifikoj diçka, kur themi vëzhgojmë lojtarët, ata nuk vëzhgohen vetëm në ndeshje, por në çdo moment, në çdo detaj në stërvitje, te kuadratet, te goditjet standarde. Pra është një proces që fillon që në momentin që lojtari vjen në grumbullim dhe në vazhdimësi. Nuk mund ta vëzhgoj një lojtar vetëm gjatë një ndeshje. Nuk i shohim ndeshjet si miqësore, nuk dua ta përdor si term. Për mua janë të gjitha ndeshje të rëndësishme. Kemi dy kundërshtarë shumë të fortë përballë, luajmë ndaj Kilit, një skuadër shumë e njohur, me lojtarë shumë të fortë. Ka një trajneri si Gareca që e njoh shumë mirë dhe janë mjaft teknikë. Kanë lojtarë si Sanchez, Diaz, Vargas apo Perez, i cili është një lojtar shumë interesant. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Suedinë, një skuadër shumë e fortë sidomos në aspektin individual. Kanë lojtarë të talentuar që luajnë me skuadra si M. United, Atalanta, Tottenham, Ëolfsburg. Janë një skuadër me elementë shumë të mirë. Ne duhet të provojmë ekipin tonë në këto dy ndeshje. Vështirësia sa vjen e rritet dhe ne duhet të bëjmë hapin përpara që të përshtatemi me nivelin sa më të lartë që na ofrojnë sfidat e ardhshme.

 

Sipas tij, dy ndeshjet miqësore do të jenë të rëndësishme, për listën e Europianit.

Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për fazën finale të Europianit, por jo vendimtare. Nuk duhet të harrojmë që ka një rrugëtim të çdo lojtari për të ardhur deri këtu. Të gjitha skuadrat kanë marrë nga 25-26 lojtarë dhe ndoshta dhe më shumë dhe ky është momenti që ne të provojmë sa më shumë elementë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy