
Edinson Cavani u largua këtë verë nga Manchester United, pasi i përfundoi kontrata dhe dy palët vendosën të mos zgjasin bashkëpunimin.
Prej disa javësh, sulmuesi uruguaian është lidhur me disa skuadra, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në La Liga në Spanjë.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 35-vjeçari ka arritur marrëveshjen, për t’u transferuar te skuadra e Villarreal. Në orët e ardhshme, Cavani do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të vijë edhe zyrtarizimi.



