Afrimi i Balajt, Xhaferi: Përforcimet i bëjmë për titullin kampion

Afrimi i Balajt, Xhaferi: Përforcimet i bëjmë për titullin kampion

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka folur për mediat, gjatë prezantimit të afrimit të ri, Bekim Balaj.

Xhaferi deklaroi se Balaj është një afrim i rëndësishëm për sulmin, ndërsa tha se përforcimet bëhen vetëm për një qëllim, për të fituar titullin kampion.

Për ne është kënaqësi e veçantë që Bekim Balaj tashmë është pjesë e Vllaznisë. Me këtë goditje besoj se skuadra ka bërë një goditje në repartin e sulmit ku siç dihet kemi pasur jo pak probleme.

Unë jam i bindur se Bekimi do të bëjë më të mirën për Vllazninë, në mënyrë që të kapim objektivat tona. Ne urojme një përformancë sa me të mirë të tij, por edhe skuadrës në tërësi sepse futbolli është lojë grupi dhe duhet të funksionojnë e gjithë skuadra për të arritur te suksesi.

Stafi ka kërkesa për përforcime edhe në reparte të tjera, ne po punojmë në këtë drejtim, por mendoj se çdo gjë është e mundur. Kemi pretendimet tona shume serioze këtë sezon dhe prandaj edhe këto përforcime po bëhen për këtë qëllim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy