Opsionet e Cristiano Ronaldos për të ardhmen

Opsionet e Cristiano Ronaldos për të ardhmen

 Pavarësisht momentit delikat që po përjetohet në ‘’ Old Trafford ‘’ , 5 herë fituesi i ‘’ Topit të Artë ‘’ Cristiano Ronaldo po mendon seriozisht largimin nga Manchester United sepse siç dihet objektivi i portugezit lidhet me pjesëmarrjen e domosdoshme në Champions League dhe fitimin e trofeve , të cilin me 20 herë kampionët e Premier Leagues e ka shumë të vështirë . 

Pavarësisht se gëzon 37 vite , ‘’ Cr7 ‘’ mendon se ka ende për ti dhënë futbollit  dhe prej kohësh është deklaruar se Erik ten Hag nuk e ka në planet për sezonin e ardhshëm duke i hapur derën e largimit nga ‘’ Pallati i  Endërrave ‘’.  

Hollandezi e ka përfshirë në këtë listë sepse ka marrë drejtimin e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ me objektivin e vetëm të rifutjes në shinat e suksesit dhe sezoni aktual jo vetëm që konsiderohet një dështim për Manchester United por ngjall shumë skepticizëm për pjesëmarrjen në Champions League .

Për këtë arsye pretendentët vijojnë të kenë shpresën se do të mund ta bindin me një projekt ambicioz Cristiano Ronaldon sepse vijon të garantojë gola   pavarësisht se  është larg arritjes së objektivave.

Në rastin konkret nuk anashkalohet qëndrimi në Manchester për vetë faktin se kontrata e golashënuesit  finalizon në qershorin e 2023-shit dhe synon të jetë profesionist deri në fund duke e respektuar atë por rreziku i vetëm për të është se nuk e ka totalisht të sigurtë prezencën në 11-shen titullare dhe duke qenë se Botërori i Katarit është shumë afër , lojtarit nga Madeira i duhet domosdoshmërisht aktivizimi në të gjitha ndeshjet .

Në këtë histori s’mund të shmanget një surprizë e Manchester City-t. ‘’ The Citiziens ‘’ e tentuan edhe në merkaton e kaluar por nuk preferoi të  tradhëtojë  klubin që i dha aq shumë famë në nivel ndërkombëtar dhe Pep Guardiola është i apasionuar me futbollistët që në një moshë të caktuar vijojnë të mos ngopen dhe synon ti ketë si liderët e të ardhmes tek bardhekaltërit.

Edhe Parisi nuk po resht se menduari në çdo merkato për Cristiano Ronaldon  dhe do të ishte një sukses shumë i madh  për Nasser Al Khelaifin nëse e bashkon me Lionel Messin , lojtarë që prej shumë vitesh kanë rivalizuar fuqimisht për fitimin e trofeve individualë dhe kolektivë duke shënuar një risi të pazakontë në botën e futbollit.

Së fundmi , një destinacion që asnjëherë nuk është lënë në harresë nga ishi i Real Madridit dhe që e bën akoma më profesionist , është rikthimi në ‘’ Jose Alvalade ‘’.

Sportingu e mirëpret me krahë hapur dhe do të kishte një privilegj të madh me prezencën e një lojtari të tillë në fushë , i cili ka fituar gjithçka në karrierë duke i treguar botës se fëmijëria e vështirë e ka forcuar dhe shëndërruar në një idhull për shumë dashamirës të futbollit të cilët emocionohen në çdo moment që sulmuesi kap topin pasi e dinë se çfarë është i aftë të bëjë. 

18 gola dhe 2 asiste në 33 sfida janë përmbledhja e deritanishme e një sezoni që nuk po rezulton edhe aq pozitiv për referentin kryesor të sulmit të Manchester United , i cili shfaqet atëherë kur nuk e pret duke i treguar çdo rivali se mosha është vetëm një numër dhe diferencën e bën dashuria e pakufijshme për sportin më të ndjekur në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy