Roma  pretendon Loftus – Cheek

Roma pretendon Loftus – Cheek

  Transferimi i Tammy Abraham në ‘’ Olimpico ‘’ ia ka shtuar shpresat Romës se mund të  arrijë objektivin e rradhës në këtë fund merkatoje .

 ‘’ Verdhekuqtë ‘’  tashmë dëshirojnë edhe mesfushorin Loftus -Cheek  i cili do të ishte qershia mbi tortë për të kompletuar formacionin e dëshiruar nga  Jose Mourinho . Sipas  ‘ Corriere dello Sport ‘ anglezi i është bashkuar listës së lojtarëve ndër të cilët përfshihet  Denis Zakaria dhe Miralem Pjanic .

 Megjithatë  problematika e këtij transferimi mbetet rroga 6 milionë euroshe e boshnjakut të cilën kryeqytetasit nuk mund ta përballojnë .  Një avantazh i Loftus – Cheek që do ti vinte për mbarë lojës së  Romës është se karakterizohet për përshtatjen në shumë pozicione të fushës , aspekt që do ti favorizonte  italianët gjatë ndeshjeve  .

Megjithatë ashtu siç ndodh rëndomtë gjatë merkatove shtuar edhe problematikat e shkaktuara nga koronavirusi në arkat e klubeve me emër  , Roma nuk e përjashton formulën e huazimit për Loftus – Cheek për ti dhënë mundësinë e adaptimit në një kampionat të ndryshëm nga Premier League .   Aktivizimi i reduktuar mbetet një ngërç për avancimin e 25 vjeçarit me ritmet e pretenduara dhe  ‘’ The Special One ‘’ kërkon ta ndihmojë për ta hedhur pas krahëve eksperiencën  tek ‘’ Blutë e Londrës  ‘’. 

Statistikat e arritura konsiderohen zhgënjyese sepse që nga mbarimi i sezonit 2018-2019  ish-i i Crystal Palace numëron vetëm 10 prezenca , fakt që shkaktoi huazimin tek Fulham sezonin e shkuar .

Traineri luzitan është  një frymëzim për çdo lojtar të kalibrit sepse në çdo skuadër e ka treguar se është një ndër kockat më të forta të trainingut duke përjashtuar eksperiencën me Tottenham Hotspurin e cila u konsiderua ndër më të dështuarat  në karrierë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy