
Kombëtarja Shpresa e ka mbyllur në disavantazhin e dy golave, pjesën e parë ndaj Sllovenisë U-21 në transfertë.
Ndonëse e nisën shumë mirë ndeshjen, duke fituar penallti që në minutën e dytë, kuqezinjtë nuk ia dolën të kalojnë dot në avantazh. Ishte Ernest Muçi ai që gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e gjuajtur topin jashtë.
Atë që nuk e bëri Shqipëria, e bëri kundërshtari, që shënoi dy herë, me Bosilj në minutën e 8-të dhe me Matko në minutën e 24-t. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përpiqen të reagojnë në pjesën e dytë, për të tentuar të paktën një barazim.



