Paris St Germain, gjen sulmues tek Leipzigu

Paris St Germain, gjen sulmues tek Leipzigu

Botërori ashtu siç pritej po nxjerr në pah potencialin e disa lojtarëve.

Natyrisht s’kishte si të ishte ndryshe duke qenë se konsiderohet një ndër evenimentet më të rëndësishëm në futboll. 

Shumë ekipe cilësorë, kryesisht ato të elitës në kontinentin e vjetër do të mundohen ta shtrijnë protagonizmin në vijimësi dhe një ndër to është Paris St Germain. 

Falë potencialit të Nasser Al Khelaifit dhe trainerit Luis Enrique ‘’ Les Pariziens ‘’ janë shëndërruar në një ndër më të mirët në botë. 

Dy Champions League të fituara rradhazi tregojnë se gjithçka po vijon ashtu siç duhet tek kryeqytetasit por ‘’ Lucho ‘’ tashmë është i fokusuar maksimalisht tek merkatoja e verës. 

Yan Diomande është bërë pjesë e planeve të tij, i cili përfaqëson Leipzigun. 

Shkëlqimi me Bregun e Fildishtë sigurisht po ndiqet me kujdes nga gjigandët e Francës dhe Europës, një lojtar tejet teknik, i shpejtë dhe shumë i rrezikshëm në metrat e fundit. 

Kontrata me gjermanët i përfundon në 2030-tën dhe drejtuesit e tyre nuk kanë përcaktuar ende asnjë klauzolë për prishjen e saj. 

Traineri nga Gijon tashmë e ka privilegjin e çdo kërkese për sheikun nga Katari, aktualisht ndër më të mirët në botë pa diskutim. 

Ligue 1 konsiderohet një destinacion atraktiv, sidomos kur pretendohesh nga një ekip që ka bërë ligjin ndër vite.

 Mirëpo, krerët e Leipzigut po tentojnë ta bindin të vijojë të paktën edhe për një sezon në ‘’ Red Bull Arena ‘’, natyrisht kundrejt një rritje page e cila mund ti arrijë 2 milionë eurot. 

Parizienët nuk janë të vetmit në këtë garë të cilët do të sfidohen nga Liverpooli, ekip shumë i fuqishëm në aspektin ekonomik dhe ndër më cilësorët në atë sportiv pavarësisht ulje-ngritjeve në sezonin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy