
Përforcimi i repartit ofensiv është një ndër detyrat e drejtuesve të Atletico Madridit në merkaton vijuese.
Andrea Berta e ka filluar punën prej kohësh dhe ka vendosur për Marcus Thuram.
Djali i legjendës franceze Lilian Thuram do të ketë shansin për t’iu bashkuar një ekipi cilesor , nën drejtimin e një ndër më të mirëve në pankinë siç është Diego Simeone.
Me Borussia Monchengladbahun kontrata e 25 vjeçarit përfundon në 30 qershorin e 2023-shit dhe drejtuesit kanë deklaruar se pretendojnë rreth 10 milionë euro për largimin e golashënuesit.
Gjithsesi ‘’ Los Colchoneros ‘’ s’do ta kenë aspak të lehtë sepse edhe Interi prej kohësh po tenton firmosjen me ishi-n e modestëve të Guingampit, i cili në fazën e parë të sezonit arriti të shënojë 13 gola dhe kontriboi me 5 asiste në 21 sfida , statistikë e mjaftueshme për tu preteduar nga dy skuadra tepër cilësore.



