
Alexis Mac Allister momentalisht vijon të konsiderohet një ndër më cilësorët aty ku aktivizohet.
Kjo arsye ka rezultuar e mjaftueshme për drejtuesit e Real Madridit të cilët do ta tentojnë transferimin e argjentinasit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Merkatoja e verës parashikohet se do të jetë një pikë kthese për ‘’ Galaktikët ‘’ të cilët kanë patur luhatje të vazhdueshme referuar rendimentit në aspektin e përgjithshëm.
Pas tre sezoneve tek Liverpooli ndoshta cikli i 27 vjeçarit do të përfundojë shumë shpejt, i ndërgjegjshëm se pretendohet nga një ndër klubet më të suksesshëm në botë.
Pas tërheqjes nga futbolli të Toni Krossit kryeqytetasit ende nuk e kanë gjetur një lojtar që bën diferencën dhe e shikojnë ishi-n e Brightonit si të duhurin.
27 vjeçari e ka arritur pjekurinë dhe shumë shpejt mund të përfaqësojë ish kampionët e Champions Leagues.
Megjithatë, edhe Enzo Fernandez dhe Vitinha vijojnë në listën e Alvaro Arbeloas por në rastin konkret i takon Alexis Mas Allister nëse do ta vazhdojë eksperiencën në ‘’ Anfield Road ‘’ apo jo.
Si në Premier League ashtu edhe me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ lojtari nga Santa Rosa e ka treguar rëndësinë, të cilit do ti duhet ta anlizojë me mjaft kujdes hapin e rradhës.
5 gola dhe 5 asiste në 45 sfida numëron nxënësi i Arne Slot në sezonin aktual, i treti me Liverpoolin.



