Liverpooli, gjen mbrojtës tek Sevilla

Liverpooli, gjen mbrojtës tek Sevilla

Me Virgil Van Dijk në metrat e fundit të karrierës, ka filluar puna tek Liverpooli për të gjetur një zëvëndësues të denjë.

Hollandezi është sigurisht një lider i ‘’ The Redsave ‘’ në prapavijë por çdo fillim e ka edhe një fund.

Drejtuesit po i lëvizin me shpejtësi gurët për ti paraprirë çdo prapakohe të mundshme, sidomos kur flitet për një klub të këtij niveli, i cili synon në çdo sezon tituj.

Loic Bade konsiderohet një zëvëndësues i denjë për 33 vjeçarin, lojtar që i ka bërë shumë mirë detyrat me Sevillan, i pretenduar edhe nga Stuttgarti dhe Roma në të shkuarën.

Megjithatë, andaluzët arritën ta blindonin largimin e francezit nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ por shkëlqimi në fushën e blertë e bën të paevitueshëm interesin e ekipeve të elitës në Europë.

Sipas ‘ As ‘, Loic Bade së fundmi ka vendosur të qëndrojë për më gjatë tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’, me të cilët ka firmosur deri në 2029-tën duke treguar se ndihet shumë mirë nën urdhërat e trainerit Francisco Javier Garcia Pimienta.

60 milionë euro është klauzola e prishjes me ish kampionët e Europa Leagues por traineri Arne Slot shpreson që të transferohet sa më shpejt në ‘’ Anfield Road ‘’.

Interesi i një ekipi si Liverpooli tregon një vlerësim për ishi-n e Nottingham Forestit, i cili e njeh mirë Premier Leaguen.

Sezoni aktual është i treti në La Liga, një ndër kampionatet më prestigjozë të kontinentit të vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy