Ndeshje spektakolare me gjashtë gola, Barcelona fiton në fund

Ndeshje spektakolare me gjashtë gola, Barcelona fiton në fund

Barcelona triumfoi 4-2 në transfertë ndaj Betisit, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Katalanasit e nisën vrullshëm dhe kaluan në avantazh me Ferran Torres në minutën e 22-të. I njëjti autor dyfishoi shifrat në minutën e 48-të.

Megjithatë Betis nuk u dorëzu dhe ia doli të barazojë shifrat, falë dopietës së shënuar nga Isco, në minutat 56 dhe 59.

Duhet të vinte minuta e 90-të, që Barcelona ta shihte sërish veten në avantazh, falë golit të shënuar nga Joao Felix.

Dy minuta më vonë, Torres kompletoi tripletën personale dhe vulosi shifrat në 4-2, duke i dhënë fitoren katalanasve.

Me këtë triumf, Barcelona mban vendin e tretë me 44 pikë, 7 pikë më pak se Reali kryesues.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy