
Koha ka kaluar si pa e kuptuar dhe tek Liverpooli po bëhen mirë llogaritë referuar merkatos së janarit.
Dihet se ofertat për Mohamed Salah nuk kanë munguar, kryesisht nga Arabia Saudite, i cili është një ndër më të rëndësishmit në 11-shen e trainerit Arne Slot.
Drejtuesit si duket e kanë marrë një vendim në lidhje me egjiptianin, i cili ka të bëjë natyrisht me qëndrimin e tij në ‘’ Anfield Road ‘’.
Prioriteti për to është vijimësia e peshave të rënda për të mos prishur ekuilibrat, në këtë rast në ofensivë.
Për më tepër anglezët konsiderojnë se është shumë e vështirë ti gjesh një zëvëndësues të denjë ishi-t të Romës, sidomos duke marrë parasysh se mbetet për tu zhvilluar edhe një fazë.
Vendimi i tyre është mjaft llogjik, i cili eviton pa dyshim rënien e rendimentit në sfidat vijuese.
Duke qenë se 33 vjeçari mbetet një referent, besohet totalisht tek kapaciteti i tij dhe shokëve, sidomos tek numri një i stolit pavarësisht situatës me ulje-ngritje të Liverpoolit në Premier League dhe Champions League.



