Barcelona nuk e harron Zubimendin

Barcelona nuk e harron Zubimendin

Gjatë merkatos së verës, Martin Zubimendi pa dyshim ishte një ndër objektivat e Barcelonës. Xavi Hernandez e preferon bashkombasin e tij për këtë pozicion, në të cilin në të kaluarën u konsiderua një ndër lojtarët më të mirë të botës. Gjithsesi numri një i pankinës duhet të mjaftohet vetëm me transferimin e Oriol Romeut në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe duke filluar nga vera e ardhshme drejtuesit do të tentojnë përsëri për yllin e Real Sociedadit . Për 24 vjeçarin ‘’ Los Cules ‘’ do të masin forcat me Arsenalin , pretendent serioz i cili mund t’ia vështirësojë arritjen e objektivit gjigandëve të La Ligas dhe jo vetëm. Një pengesë për Barcelonën është edhe fakti se së fundmi Martin Zubimendi rinovoi kontratën me ekipin nga San Sebastian deri në 30 qershorin e 2025-sës, në sajë të kontributit të dhënë nën drejtimin e trainerit Imanol Alguacil. Si në çdo merkato, do të zhvillohet një tjetër supersfidë europiane për këtë lojtar, vlera e të cilit sipas portalit ‘ Transfermarkt ‘ i arrin 40 milionë eurot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy