
Roberto De Zerbi, drejtoi ndeshjen e fundit në stolin e Brighton ndaj Manchester United. Trajneri italian, do të dalë i lirë më 1 korrik, pasi është vendosur që palët të mbyllin kontratën mes tyre.
Nga kjo situatë, kërkon të përfitojë Milani. Sipas raportimeve të fundit, kuqezinjtë janë në garë, për t’i besuar stolin De Zerbit.
Italiani ka dalë nga akademia e Milanit dhe për këtë arsye, një marrëveshje duket shumë e mundshme.
Në garë për De Zerbi-n, është gjithashtu edhe skuadra e Bayern Munich, që kërkon një zëvendësues për Tuchel-in.



