Rezultatet negative, Gattuso largohet nga drejtimi i Valencias

Rezultatet negative, Gattuso largohet nga drejtimi i Valencias

Gennaro Gattuso nuk është më trajner i Valencias. Palët kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre, ndonëse në verë italiani firmosi për dy vite.

Rezultatet negative të skuadrës në kampionat, kanë sjellë edhe largimin e Gattuso, i cili të hënën kishte edhe një përballje me tifozët.

Pas 18 javëve kampionat, Valencia mban vendin e 14-të me 20 pikë të grumbulluara, ndërsa nuk njohin fitore prej katër ndeshjesh radhazi.

Në orët e ardhshme, pritet zyrtarizimi i trajnerit të ri, që do të marrë drejtimin e klubit spanjoll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy