
Thomas Strakosha u bashkua me Brentford në merkaton e verës, por ende nuk e ka bërë debutimin e tij në Premier League.
Portieri shqiptar ka luajtur vetëm një ndeshje në Carabao Cup dhe sfidat e tjera i ka ndjekur nga stoli.
Së fundmi 27-vjeçari ka pësuar një dëmtim, që do e lërë jashtë fushave të blerta për disa javë.
Strakosha ka dëmtuar ligamentin në kyçin e këmbës, pas një penalltie të pritur në stërvitje nga Kristoffer Ajer. Nuk ka ende një datë se kur do të rikthehet shqiptari, por mediat angleze, shkruajnë se do të mbetet jashtë për disa javë.



