
Mosmarrëveshjet e kohëve të fundit ndërmjet Bayern Munchen dhe Kingsley Coman në lidhje me rinovimin e kontrates vijojnë të krijojnë tronditje tek kjo skuadër .
Sulmuesi ka reaguar menjëherë duke i lënë për të kuptuar bavarezëve qëndrimin që lidhet me një përfitim vjetor prej 20 milionë eurosh . Kjo shifër do ta rendiste ndër lojtarët më të paguar të gjermanëve , kërkesë të cilën nuk kanë shprehur gatishmërinë për t’ia plotësuar duke krijuar një lloj distance me yllin e ofensivës .
Me këtë ritëm kjo histori do të shkonte drejt asaj të David Alabas dhe mund të përsëritet edhe me Niklas Sule dhe Corentin Tolisson . Rekordmenët e Bundesligës rrezikojnë shumë sepse Kingsley Coman është një lojtar i domosdoshëm për skemat e Julian Nagelsmann i cili u transferua nga Juventusi për 21 milionë euro dhe që asokohe ka mbajtur një peshë specifike në 11-shen e Bayern Munchen.
Eksperienca në ‘’ Allianz Arena ‘’ përmblidhet në 217 ndeshje , në të cilat ka realizuar 46 gola dhe ka kontribuar me 52 asiste, arritje që i japin të drejtë të shpalosë këto kërkesa .
Por s’duhet shmangur se prapa dere janë Real Madridi dhe Manchester United dhe përgjegjësia e Bayern Munchen natyrisht bëhet edhe më e madhe sepse jemi përballë rivalëve të mundshëm në Champions League në vijimësi .
Për këtë arsye kampionëve në fuqi të Gjermanisë si mbetet opsion tjetër veçse të akordojë një hap të tillë sepse kontributi 7 vjeçar i ishi-t të Paris St Germain nuk mund të harrohet lehtë .



